>
BIOSHQIP

Adelina Ismaili, 2 Fjalë Për Klipin E Ri “Skënderbe”

09-11-2012
Këngëtarja e njohur shqiptare Adelina Ismaili ka promovuar hitin e saj të radhës në facebook "Skënderbe". Kënga paraqet shqiptarët nga periudha e krijimit të tyre si komb dhe deri me sot. Adelina Ismaili e ka zgjedhur muajin nëntor, muajin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë për të promovuar klipin e saj më të ri "Skënderbe". Në faqen zyrtare të Adelinës në Facebook thuhet se kjo është njëra prej këngëve më të mira që këngëtarja ka realizuar ndonjëherë nga ajo. "Kryevepra shqipe e Divës së muzikës së lehtë shqiptare", kështu shkruhej në faqen e saj zyrtare të fansave në facebook. Por, këngëtarja nuk ka bërë të ditur se cilës rrymë i takon kënga deri në momentin kur ta lansoj atë. Klipi është i tëri i punuar në animacion dhe edhe kësaj radhe ai është punuar jashtë Kosovës dhe është i një stili të ndryshëm, ashtu sikurse di Adelina. Ajo ka eksperimentuar edhe në këtë rast dhe eksperimenti ka qenë i suksesshëm. E tëra fillon me kohën romake, për të vazhduar me tej për kohën kur shqiptarët janë bërë mysliman, përipetitë e pavarësisë e deri në ditët e sotme. Express ka biseduar me Adelinën për këtë këngë por këngëtarja ka qenë në vlugun e punës dhe ka thënë se do të përgjigjet ndonjëherë tjetër për këngën dhe idenë për realizimin e kësaj video. Kënga me t'u lansuar në youtube.com ka pasur rreth 500 klikime. Vlen të theksohet se Adelina Ismaili ka pasur një sukses konsiderueshëm këtë vit duke filluar me këngën me Faudel dhe për të vazhduar me hitin e saj "Ku ma ke", që u lansua verën që lamë prapa, po ashtu klip dhe hit i suksesshëm. Me datën 10 nëntor këngëtarja po ashtu do të jetë e ftuar speciale e emisionit "Një mijë e një pse.." në Top Channel.
(Express )

Adelina Ismaili, 2 Fjalë Për Klipin E Ri “Skënderbe”