>
LETERSISHQIP

Njihe Veten...

Kur shpirti ish pushtuar
nga vetmia e trishtimi,
tek "TEMPULLI-FALTORE",
u gjet ngushellimi...

Te peshtysh ne faltore
a e di cdo te thote?
-Eshte mallkimi me i madh
ne kete bote...

Por ajo fal,
prandaj quhet FALTORE,
te mirin dhe te ligun
kur i bien prore...

Te njohesh vetveten
GUXIM duhet te kesh,
ndryshe, i destinuar
te perseritesh, do te jesh...