>
BIOSHQIP
Biografia
Adolf Lleshaj studion në degën e kantos në liceun artistik. Ai spikati si talent duke u aktivizuar në pallatin e kulturës së qytetit të Burrelit. Në moshën 14 vjeçare mori pjesë në The Voice Kids ku arriti deri në netët live. Këngëtari i tij i preferuar është Conan Gray. Muzika është e trashëguar në familjen e tij, ku edhe gjyshi i bie çiftelisë. Muzika nuk është pasioni i tij i vetëm, atij i pëlqen të bëhet regjisor,dhe eshte i apasionuar sidomos pas zhanrit te Horrorit.

Në vitin 2018, Adolf Lleshaj merr pjesë në Voice Kids Albania.

Më datë 31 Gusht 2020, Adolf publikon videoklipin "Djali". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Adolf Lleshaj.