BIOGRAFIA: Agim Doçi është një poet dhe autor këngësh shumë i njohur. AUTOBIOGRAFI:
U linda nga nëna ime kolonjare me emrin Shqiponja, dhe sipas gjasave me babë miriditasin Mëhill Doçi, rreth mëngjezit të datës 9 maj 1948. Pra prindër ish-partizanë, ish-anëtarë të PPSH-së. Mbasi kreva arsimimin tem në Shkodër deri në gjimnaz (me rezultate të shkëlqyera në mësime dhe me 2 nota të thyera në sjellje), u regjistrova në Universitetin Shtetror Tiranë në Fakultetin e Inxhinierisë Dega Elektrike në të cilin Diplomën e mbr...