>
LETERSISHQIP

Elena Gjika Mbi Majën 4000M Të Zvicrës

C’kërkoi Ajo te kjo lartësi,
si të zgjaste dorën në yje e planete?
Vetë qe aq e bukur, sa qiejve
asnjë bukuri s’u lypte për vete.

Gazetarët poshtë shkruan me kureshtje
për Zonjën e bukur
që vinte nga larg…
Ajo aq lart bisedonte me Perënditë pelazge
për kombin e saj pelazg.