>
LETERSISHQIP

Sytë E Verbër Të Homerit

Në Azin’ e Vogël 5 qytete-shtet
dikur për Ty u zunë në sherr:
kush, vallë të kishte Bir të vet,
i kujt qe djepi yt, Homer!?

Në sytë e Tu, Troja s’i shuante urët.
Në zgavra, mjegullat
krijuan “mbretëri”.
Botës, duke i numuruar qivurët,
vështrimi yt humbi djepin e tij.

Tej kohrave, dallove si mbi gjak
Kali i Trojës shkiste hollë nën dhè…
Që njerzit ta shikonin sa më qartë, ,
vështrimin tënd e shkule
e botës ia dhe!