Agim Vinca Poezi
Agim Vinca

Tema: Poezi Dashurie


Poezi

PARADOKS

Kur fola, më thanë: hesht!
Kur heshta, më thanë: fol!
Folehesht, heshtefol jeta ime.


ZOGJTË

Të vetmit udhëtarë
që i kalojnë kufijtë
pa pasaportë.


RRUGËT

Rrugët nuk maten me mila.
Rrugët nuk maten me kilometra.
Rrugët i mat zemra.

- Poezi nga Agim Vinca


- U dërgua nga mimoza1998 -


{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 2