TEKSTESHQIP

Akullthyesit
Motiv I Larget
Lyrics

Të kam shumë larg tani
Hapësira e detit na ndan të dy
Me ty çmallem vetëm në fotografi
E cila njomet çdo ditë
Nga lotët që më pikojnë nga sytë

Them "Vëlla", e shqiptoj lehtë
Sa i afërt je por dot s'të prek
Nënë e babë janë këtu
S'është e mundur që ti kesh harruar

(refren)
O ne të gjithë të kujtojmë shpesh
Se ti s'je, se ti s'je më mes nesh
Valët e detit kur i shikoj
Në mes tyre duke ikur t'përfytyroj

Këtë këngë e shkruaj për ty
Ndoshta një ditë do ta këndojmë të dy
Motiv që ma ke dhënë vetë ti
Fjalët nga zemra m'burojnë
Lotët mbi fletë më pikojnë
Janë lot që në shpirt të hidhërojnë

Nënë e babë janë këtu
S'është e mundur që ti kesh harruar

(Refreni)

(3 herë)
Zëri i zemrës që nga larg mua më thërret
Fjalët e tij më kujtohen aq shpesh
Se një ditë do të dilja dhe në skenë
Ëndrra ime sot u bë e vërtetë