>
BIOSHQIP
Biografia
Diplomuar për piano në Akademine e Arteve, Male është pjesë e Top Medias prej vitit 2000. Vlerësuar me çmime në disa ngjarje e gara muzikore, Male njihet për bashkëpunime të suksesshme me disa nga emrat më në zë të brezit të këngëtarëve të pas viteve 2000 si Alban Skënderaj, Besa Kokëdhima, Samanta Karavella, Vitmar Basha, Bojken Lako, Valon Shehu.

Alban Male është realizues i kolonës zanore të dy filmave me metrazh të shkurtër “Tifozët” dhe “Shëntorja”. Prej vitit 2010, ai është drejtues i orkestrës së Top Channel, si dhe drejtues artistik i disa edicioneve të "The Voice of Albania" dhe "The Voice of Albania Kids".