>
BIOSHQIP

Albana Bilalli: “Jo, Nuk Dal Nga Vetja”

09-03-2014
Këngëtarja e njohur Albana Billali ka treguar se është duke punuar në një këngë të re, ndërsa ka shpalosur se përveç këtij projekti ajo do të sjellë në treg edhe diçka më madhore. Është e njohur në skenë për zërin e këngët e mirëfillta që i sjell gjithmonë me mjeshtri. Bëhet fjalë për këngëtaren Albana Bilalli e cila në një bisedë ka treguar se është duke punuar në një këngë të re. “Po jam duke punuar në një këngë të re, por ende jam në proces të punës dhe nuk e di saktësisht se kur do të lansohet ky projekt”, ka thënë Albana në fillim të bisedës, ndërsa ka theksuar se ka edhe plane tjera. “Kam plane të shumta për këtë vit. Përveç këngës të cilën jam duke e incizuar kam në plan të vij edhe me një projekt më të madh. Bëhet fjalë për një projekt i cili do të vijë në bashkëpunim me një koleg timin. Por nuk do të doja të zbuloja emrin e tij le të mbetet befasi për publikun pasi që të finalizohet gjithçka”. E ndonëse jemi mësuar që Albanën ta shohim duke interpretuar muzikë të mirëfilltë, në pyetjes se a do të eksperimentojë ndopak me projekte e reja në të cilat po punon, ajo shprehet prerë që nuk i pëlqen të dalë nga vetja. “Jo nuk do të dal nga vetja. Më pëlqen të eksperimentoj dhe të këndoj zhanre të ndryshme por jo aso lloj zhanresh që e hupin vlerën e muzikës së mirëfilltë”, ka nënvizuar Bilalli, e cila ka thënë pavarësisht fitimit ajo nuk preferon të këndoj tallave. “Pavarësisht përfitimeve që sjell tallavaja nuk do ta bëj kurrë këtë zhanër” E përveç risive në të cilat po punon intensivisht, këngëtarja ka shpalosur se është e angazhuar edhe nëpër mbrëmje të ndryshme muzikore ku ën shumicën e rasteve shkon bashkë me kolegun e saj Astrit Stafën. “Jam e angazhuar nëpër mbrëmje të shumat muzikore me të rinj. Kryesisht nëpër vende të ndryshme në Kosovë. Ndërsa në këto mbrëmje zakonisht shkoj me kolegun tim Astrit Stafën, ku vërtet kalojmë shumë mirë dhe ndahemi të kënaqur edhe ne, por edhe publiku me neve”.
(Nita Brisku)

Albana Bilalli: “Jo, Nuk Dal Nga Vetja”