Tema: Poezi Për Vendlindjen


Kukësi

Burra të Mëdhenj
gjithmonë Kuksi nxjerrën,
Ja, po e përmend nji
Poetin Havzi nelën,

Burra me besë e guxim
Që e thonë të vërtetën,
Prandaj e vari kristaqi
Kët poet në 1988tën,

Prandaj dhe edvinin
E ka gjet belaja,
Kuksi mund të duket "i vogël"
Por Aman ka BuRRa
dhe vlera të mëdhaja,

Prandaj në Kukës
S'mund t'bësh shumë shamatë,
Se komandën e bejnë BuRRat.
Jo siç do edvini që ta bëjnë gratë,

Në Kukës do gjesh besën
Gjithashtu dhe fenë,
Se i ka bërë ballë armikut
Me Din e me Iman
Duke mbrojtë Atdhenë,

Kujt i bënë mëndja huq
E ngulën këmb si mushka,
{Për moral e nder}
Ta dije se kërcet plumbi
Ene buçet pushka,

Prandaj Kuksi është:
Histori më vete!
Është i vetmi vënd
Që mbanë dy qytete!,

Dihet se e vërteta
Nuk mshefet me zor,
Njëri qytet është mbi të
E tjetri nëntokësor,

Ja pra Ky është Kukësi
Që i ka këto vlera,
Që nuk mund ti gjesh
Në vëndet e tjera,

Vlerat nuk janë plazhi
E nudo të dalësh,
Vlerat janë Feja e Morali
Dhe të dish' të keqen ta ndalësh

Prandaj kur të përmendet Kuksi
Mbaje mënd kët emer,
Se shqipëria pa KUKËSIN
Është një trup pa zemër!.

Për Kukësin, vlerat dhe Burrat që ka.
Respekt për të gjithë Kuksianët.
11/8/2020.

- Poezi nga Alberim Stojani


- U dërgua nga AlberimStojani -


{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0