>
LETERSISHQIP

Cigarja - ( Duhani )

A e di çka është cigaria?!!!
është diçka, që xhepin tënd ta zhytë
është një blozë katran I zi
që ta lodhe frymën në fyt,

dhe nga kolla që të sjellë
mushkërinë tende ty ta mbytë,
dhe nga lodhja e asaj kolle
gati sa ste dalin sytë,
a s'u lodhe gjithë këto vite?
nëpër tokë duke pështyt,

-a s'u lodhe duke ja humbë forcën
Trupit Mendjes edhe Këmbëve,
a s'u mbyte më erën e keqe
qe I ke dhënë Trupit, Gojës edhe Dhëmbëve,

A thua Vallë gjithë këto vite
përse ke punuar dhe je përpjekur
A mos vallë për t'i bërë leket tym
dhe duke I parë me syt e tu duke u djegur,

a nuk I ke parë
gjithë këta njerëz të sprovuar
që nga ata pak të mësosh!!!,
ndërkohë që ti e ke shëndetin
dhe je duke e keqtrajtuar,
dhe Zotin tënd ke harruar ta falenderosh???,

Prandaj largohu o Njeri
nga vesi I keq edhe harroje
merru me veten tënde dhe korigjoje-
-pra mundohu ta mirë trajtosh
para se të jetë vonë dhe ta ngushëllosh?!.