Tema: Poezi Për Jetën
Sprovat
Sa e vështirë që është jeta
Jo ç'do kush arrin ti bëj ballë,
Dhimbjet jan "Antibiotikë"
Që e forcojnë një shpirt të gjallë,
Dhimbjet janë lotët e syve
Që e mbajnë shpirtin të njomë,
E spërkasin atë me sprova
Dhe rri i freskët "gjithmonë me aromë"
Na rrethojnë sprova të ndryshme
Të mashtrimit dhe të vërtetës,
Sprovat Janë gardhe me gjemba
Për të na treguar kufijtë e Jetës!
- Poezi nga Albërim Stojani
- U dërgua nga AlberimStojani -
{{ risposta }}
Mesatarja: {{ nStars }} / Votuan: {{ nVotes }}
Më shumë nga Albërim Stojani
Komente 0