Tema: Poezi Për Jetën


Dynjaja Dhe Ahireti (Bota Tjetër)

Dynjaja nesër do të mbajë mbrënda
Nëse sot të mban në shpinë,
Ti i ke ardhur këmbë zbathur
E Ajo të përcjellë me qefin!

Ti Asaj s'i dhe asgjë
E Ajo nga Toka, gjithçka, për ty nxorri,
Po Ajo Dynja që të dha gjithçka
Përsëri po Ajo ti mori!

Shite Dynjanë për Ahiretin
Edhe nëse hecën mbi thumba,
Se po e shite Ahiretin për Dynjanë
Do thuash: Ah i mjeri unë, të 2ja i humba?!

- Poezi nga Albërim Stojani


- U dërgua nga AlberimStojani -


{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0