Më mbaj mend (për 1 muaj)

Albert Radi
Nuk ka akoma asnjë votë

Këndon kryesisht: pop

Albert Radi është këngëtar i njohur. Këngëtari nga Prizreni, Albert Radi, vazhdon të befasojë të gjithë. Alberti, përndryshe njihet edhe për mbrëmje karaokesh në qytetin e Prizrenit, duke krijuar atmosferë të zjarrtë para publikut prizrenas së bashku me Gerta Saramatin. Ai pritet që të jetë njëri prej talenteve që do të tentojë të këtë zërin më të mirë në Gjermani. Ai nëpërmes një fotografie në snapchat ka treguar se shumë shpejt pritet që të jetë në mesin e këngëtarëve që do të këndojnë në spektaklin “The Voice Germany” që pritet të mbahet këtë vit. Ndryshe, Radi ka edhe disa këngë të realizuara në Kosovë në gjuhën shqipe. Ai është një këngëtar që këndon kryesisht “live” dhe vazhdimisht merr kritika pozitive për mënyrën se si i interpreton ai këngët.

Më datë 23 Tetor 2015, Albert Radi publikon videoklipin "Mbeta Gjalle". Muzika e këngës u punua nga Joniad Banushi, ndërsa teksti u shkrua nga Rozana Radi. Videoklipi u prodhua nga kompania ND Film Pro.

Më datë 26 Shkurt 2016, Laura Radi & Albert Radi publikojnë videoklipin "Fustani Kuq".

» Dërgo Korrigjime »

» Tekstet e Këngëve »

Komente

Asnjë Koment


Komente mbi këtë artist


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet