Albi Lushi Poezi
Albi Lushi

Grindje

Me ty mërzitem shpesh dhe veten e mundoj,
ngjarjet përsëriten tani dhe më shpesh
Unë si kalë i tërbuar që me patkonj turfulloj,
Ti si kotele var' turinjtë mbi tasin me përshesh.

Pastaj pajtohemi si kurrë të mos jemi grindur,
puthje shpërndajmë në buzë e në qafë
Ti si një kotele dhe unë maçok i bindur,
Farën e jetës përhapim mbi çarçafë...

- Poezi nga Albi Lushi


- U dërgua nga Albi Lushi -


{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0