Çak - çak çakërrijnë në lagjen time kovaçët Fishkëllejnë jehonat e zërave të gjallë Thërrasin çak - çakët në oborret dhe pragjet Përgjigjen tepsitë dhe kazanët e rrallë.
Pastaj i lëmojnë me ca pëshpëritje Si në kor këndojnë gjer natën kur flejnë
Godasin, goditen me të ëmblat goditje Dhe gjuhën e përbashkët e gjejnë.
Çak - çak llamarinat dhe bakri kallaisur Në hamoni tingujsh harejnë çak - çakët Rinohet mes shokësh një hekur i ndryshkur, Dhe plaken çdo ditë mes hekurash kovaçët.
Kështu në shekuj rrihen daltat dhe çekanët, Ulërasin teneqetë, kusitë dhe govatat Që prej Egjiptit të largët kur i nisën karvanët U këndojnë malluar heshtat edhe shpatat.