Albina Kelmendi
  • Emri i Vërtetë:
  • Albine Kelmendi
  • Vendlindja:
  • Pejë 
  • Jeton dhe vepron në :
  • Kosovë 
  • Mosha:
  • 21 Vjeç
  • Ditëlindja:
  • 27 Janar 1998
  • Shenja e Horoskopit:
  • ♒ Ujori
Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.9 / Votuan:  57
Këndon kryesisht: pop pop-rock

Albina Kelmendi është këngëtare e njohur. Një vajzë me edukim muzikor, jo vetëm në aspektin e shkollimit, por edhe në atë familjar. Këngëtarja, e cila vjen nga një familje muzikantësh ka trashëguar prej tyre jo vetëm dëshirën dhe pasionin e madh për muzikë, por edhe një talent të jashtëzakonshëm. Ajo ka ndjekur shkollën e muzikës për klarinetë në Pejë, si dhe sekondar ka instrumentin e pianos. Ajo bashkë me familjen kanë krijuar një bandë muzikore te quajtur “Family Band”.

Në vitin 2014, Albina Kelmendi ishte finaliste në The Voice Of Albania 4. Ajo mori pjesë për të eksploruar se deri ku mund të arrijnë aftësitë e saj vokale në mënyrë që, nëse ecën, të ndërtojë një të ardhme të saj, në botën e muzikës, jo vetëm si klarinetiste, por edhe si vokaliste. Albina është një nga konkurrentet më të denja të “The Voice”, talentshow ku u rendit e dyta dhe u bë e njohur për mbarë publikun shqipfolës. Ky spektakël sigurisht që ishte një trampolinë e mirë për karrierën e re të artistes.

Në Maj 2015, Albina merr pjesë në Top Fest 12 me këngën "Nuk Ka Ma Mire". Albina ngjitet për herë të parë në skenën e Top Fest me një këngë shumë interesante, e me shumë dëshirë për të pasur sukses.

Më datë 25 Nëntor 2015, Albina Kelmendi publikon videoklipin "Endrren Mos Ma Merr".

Më datë 30 Korrik 2016, Albina Kelmendi publikon videoklipin "Hera E Pare".

Në Tetor 2017, Albina Kelmendi merr pjesë në Kënga Magjike 2017 me këngën "Si N'fillim".

Më datë 19 Tetor 2018, Albina Kelmendi publikon videoklipin "Ishim".

Më datë 28 Mars 2019, Albina Kelmendi publikon videoklipin "Nuk E Pranoj". Teksti i këngës u shkrua nga Kreshnik Avdiu. Videoklipi u prodhua nga kompania Urban Graphics.

Më datë 5 Nëntor 2019, Albina Kelmendi publikon videoklipin "Ta Fali Zemra". Muzika e këngës u punua nga Nexhat Mujovi (Wirusi), teksti u shkrua nga Kreshnik Avdiu, ndërsa për orkestrimin u kujdes Nexhat Mujovi (Wirusi). Videoklipi u prodhua nga kompania Urban Graphics.

» Dërgo Korrigjime »

» Tekstet e Këngëve »

Motra e

Sidorela Kelmendit

Finaliste në

Voice Of Albania

Profili

Facebook

Instagrami

Zyrtar

Shto profile

të tjera


Më shumë artikuj nga Albina Kelmendi »