>
BIOSHQIP

Aleanca Aldo-Soni Shtrihet Edhe Në Top Fest

29-03-2014
Soni Malaj këngëtarja e cila në edicionet e talent shout muzikor “X Factor Albania” ka treguar se është mjaft e dhënë pas konkurrentëve të saj, duket se edhe pas përfundimit ajo po e bën të njëjtën gjë.



Soni edhe pas mbarimit të X Factor Albania 3 “ vazhdon ti jep mbështetje konkurrentit të saj Aldos i cili ishte në dyshen më të mirë në edicionin e kaluar të këtij talent shou.



Aldo I cili po merr pjesë në Top Fest 11 me këngën “Pa ty ja vlen” po përkrahet pafundësisht nga wendorja e dikurshme e tij, këngëtarja Soni Malaj e cila nuk ka hezituar që edhe në faqen e saj zyrtare në ‘Facebook’ të tregoj se mbështet fuqishëm Aldon.



“Suksese Aldo në Top Fest “, ishte mbishkrimi i këngëtares e cila po ashtu është konkurrente e këtij edicioni në festivalin e njohur Top Fest. Ndryshe kënga e Sonit që në fillim të prezantimit ka gjetur përkrahje nga publiku, ndërsa një pjesë e tij kanë filluar të flasin se si Soni këtë këngë ia ka kushtuar bashkëshortit të saj.


Aleanca Aldo-Soni Shtrihet Edhe Në Top Fest