Ali Podrimja Poezi
Ali Podrimja

Fatet

E kalova Murin e Berlinit
në majë të gishtërinjve
me një trëndafil në dorë.
Frikësohesha se lëndoj
shpirtrat e rënë,
Kur deshta ta kapërcej
edhe Murin shqiptar,
para këmbëve më ra
koka ime në gjak e larë.
Një grua veshur me të zeza
kodrave, fushave
ma kërkon varrin,
e trupin tim.
Çdo ditë zgjohet në mes jush
një torzo i tmerrshëm i qytetërimit.
A nuk ju shqetëson
se gjymtimi im akuzon?

- Poezi nga Ali Podrimja



{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0