BIOGRAFIA: Alketa Vejsiu është një këngëtare e njohur dhe muzika ku identifikohet më shumë është ajo pop. Vetëm 14 vjeç ajo troket në dyert e ‘Top Albania Radios’. Drejtori italian i asaj kohe e dëgjon në prezantimin e 10 këngëve, prezantime që ajo i improvizoi në çast, pa bërë gabime. E shkathët dhe elokuente nuk mund t’i shpëtonte përzgjedhjes së atij profesionisti, i cili mendonte se vajza kishte të ardhme. Për 4 vite shtëpia e saj e dytë ishte ‘Top Albania Radio’. Një shkolle ku Alketa mesoi te ishte pa komplekse, e lirshme, komunikuese, miqesore...