A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
Amantia
  • Vendlindja:
  • Hun 
  • Jeton dhe vepron në :
  • Gjermani 
  • Mosha:
  • 30 Vjeç
  • Ditëlindja:
  • 11 Shtator 1989
  • Shenja e Horoskopit:
  • ♍ Virgjeresha
Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  23
Këndon kryesisht: pop

Amantia është këngëtare e njohur. Qoftë si këngëtare apo aktore, si një krijuese e stilit të veçantë personal, nga natyra e lumtur apo vetëm një studente e vendosur, Amantia gjithmonë e skenon veten përsëri dhe përsëri në të gjithë diversitetin e saj. Kush është kjo artiste e re? Duket aq e gjallë, rinore dhe e pëlqyer në mënyrën e saj por gjithsesi konfirmon se është e përgjegjshme, e përulur dhe modeste në natyrën e saj.

Amantia është një këngëtare Gjermane me origjinë kosovare dhe prindërit e saj vijnë nga Mitrovica, një qytet në veriun e Kosoves. Pas qëndrimit dy vjeçar në vendlindje (Libi), Amantia u zhvendos me prindërit e saj në Suedi. Edhe atje familja jetoi për dy vjet para se te udhëtojnë më tej, në drejtim të Gjermanisë. Amantia flet gjermanisht, anglisht dhe shqip rrjedhshëm. Gjithashtu mësoi latinishten dhe frëngjishten në shkollë. Ajo ndoqi gjimnazin dhe mbaroi maturën me sukses. Ne shkollë, ajo interesohek në veçanti për tema të tilla si muzika, arti dhe drama. Amantia mori pjesë në korin e shkollës së muzikës për 3 vjet, ku ajo mësonte për historine, teknikën e muzikës dhe luajtjen e pianos. Ajo ka marrë pjesë në festivale Gjermane për femijë prej moshës 8 vjeç. Pas diplomimit në gjimnaz, Amantia filloi studimet 2009/2010 në degën e Juridikut dhe të Arkeologjisë në Universitetin e Këlnit. Përveç studimeve, Amantia ka vendosur që të vazhdojë të punojë ne sferen muzikore dhe i është drejtuar pas disa publikimeve muzikore dhe akustike në jeten private, një musik-producing-company, me emër Show Real Music, me të cilët Amantia tashmë bashkëpunon.

Në vitin 2012 Amantia ka publikuar këngën e saj te parë, "Undercover Boss" në bashkëpunim me një producent amerikan, me emër Collins Owusu. Kënga "Undercover Boss" ka arritur shumë dëgjues, veçanërisht nga publiku në Kosovë. Në "Undercover Boss", është kryesisht një tërheqje joshëse dhe e rrezikshme në mes të dy njerëzve që Amantia i ilustron provokuese në tekstin e saj, cilin e ka shkruajtur vetë ne gjuhen angleze. Ne vitin 2013 është realizuar videoklipi i kënges "Undercover Boss" në Prishtinë me kompanin X-ASIO.

Viti 2014 ishte një vit surprizë për të gjithë tifozët e Amantias. Artistja e re vendosi të kendojë më tej dhe jo vetëm në gjuhën angleze. Producentet nga Show Real Music dhe menaxhimi Pik As Media & Zogu mbështesin artisten e re në çdo mënyrë dhe premtojnë për këngtaren Amantia dhe adhuruesit e saj një kohë emocionuese dhe interesante më plotë surpriza. Ajo ka realizuar një videoklip ne bashkëpunim me produksionin Entermedia, një këngë me plot ritëm e kënduar në shqip sepse dashuria ndaj atdheut që Amantia ka është e papërshkrueshme. Gjithashtu fansat e saj, që ajo i quan "Mantias", kërkuan një këngë në gjuhën shqipe. Kënga titullohet ”Beso” dhe është punuar nga producentët Show Real Music.

Më datë 19 Nëntor 2015, BlackLion publikon videoklipin "Përballë Vdekjes Jem Njësoj", në bashkëpunim me Amantia.

» Dërgo Korrigjime »

» Tekstet e Këngëve »

Profili

Snapchat

Profili

Twitter

Shto profile

të tjera

Më shumë artikuj nga Amantia »




Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019