LETERSISHQIP
Kevin Çika
Kevin Çika
Kevin Çika

Përshkrim Objekti

Në shtëpinë time unë kam një suvenire mjaft të veçantë dhe të bukur.Në të paraqitet heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skëndërbeu.Suvenirja ka formë rrumbullake.Ndodhet e varur në murin e dhomës së ndenjes.Cepat e saj vishen nga një ngjyrë floriri.Ngjyra që ka është e kuqe flakë.E kuqe porsi flamuri ynë, porsi gjaku i derdhur për lirinë e Shqipërisë.Ndërsa me nuanca bronzi të theksuar është i gdhendur portreti i Skëndërbeut.Ashtu siç ka qenë në jetë, edhe në portret shfaqet sypatrembur, krenar, i fortë dhe njeri i besës.Kur e shoh këtë suvenire më duket sikur kam përpara syve të mi betejat e shumta të popullit tonë kundër pushtuesve osmanë.Ndjej krenari të madhe dhe të papërshkrueshme.Si material, suvenirja është e përbërë nga qeramika.Nëse dikush e prekën pak, ajo menjëherë lëkundet, bie dhe dëmtohet.Kjo është pika e saj e dobët.Mbrapa saj ka vitin e prodhimit "1981" dhe vendin e origjinës"Krujë