TEKSTESHQIP

Anisa Mehmeti
E Dua Vendin Tim
Lyrics

2x
Në duar mbaj një letër
e lexoj në heshtje, pa fjalë,
e shkruar nga motra ime
që jeton vetë e ndarë.

Refreni:
Këtu dielli është i zbehtë
e shiu s’arrin të më lagë,
sa më mungon vendi im,
çdo shtëpi e çdo skaj!

Pika loti që derdhen
nga sytë bien ngadalë
e nga malli i zemrës time
që të do veç ty pranë.

Refreni:
Këtu dielli është i zbehtë
e shiu s’arrin të më lagë,
sa më mungon vendi im,
çdo shtëpi e çdo skaj!

Çmimi i dytë në Festivalin Vihuela 2016 në Prishtinë dhe teksti më i mirë i Festivalit