Më mbaj mend (për 1 muaj)

Anita Take - S'mendoja Lyrics

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  3

S'mendoja ta doja,
me zemër, si të vegjlit kaqe shumë;
ta shihja për çdo natë edhe në gjumë,
s'mendoja, s'mendoja.

Kur ishe, larg meje,
kujtimi yt o vajz’ ma ndizte gjinë;
dhe malli veç ma shtonte dashurinë,
për miken e dashur.

Të desha, të dua...
ashtu si kurr' në jet' s'kam dashuruar;
e dashur, për mua,
je shok i mir' dhe krah i fort' mbi dhe.
Dëgjoje, dëgjoje,
se si buçet për ty sot kënga ime;
për ty që i fal k'saj zemre veç gëzime,
dëgjoje, dëgjoje.

Me shpirtin e pastër për mua vetëm ti je e vërteta.
Ti sjell pranë meje gazin që fal jeta
O shoqe e dashur.

E vitet do shkojnë,
të vegjlit do ta mbushin plot shtëpinë;
e ti do t'u tregosh për dashurinë,
për jetën e lumtur.

Të desha, të dua...
ashtu si kurr' në jet' s'kam dashuruar;
e dashur, për mua,
je shok i mir' dhe krah i fort' mbi dhe.
Dëgjoje, dëgjoje,
se si buçet për ty sot kënga ime;
për ty që i fal k'saj zemre veç gëzime,
dëgjoje dëgjoje...




Anita Take
Publikimi: 06/12/1960


Anita Take - S'mendoja
Linku i videos në YouTube:
Në TeksteShqip janë rreth 100.000 këngë me videoklip dhe afërsisht 40.000 këngë të tjera që nuk kanë një videoklip në Youtube. Stafi i TeksteShqip shton çdo ditë video të reja, por është e mirëpritur ndihma e kujtdo që arrin të gjejë një videoklip që mungon, apo një version më të mirë sesa klipi që mund të jetë aktualisht në TeksteShqip.

KUR PRANOHET NJË VIDEO E DËRGUAR:

Për verifikimin nga stafi mund të duhen pak minuta deri në disa orë, por garantojme që gjithsesi verifikimi do të kryhet brenda 24 orësh.

VIDEO E DËRGUAR NUK U PRANUA?

Një video e dërguar nuk do të pranohet nga stafi i TeksteShqip nëse:
1. Video e dërguar është fshirë ndërkohë nga YouTube ose është e padisponueshme.
2. Video nuk i përket këngës "S'mendoja".
3. Video është e këngës "S'mendoja", por nuk këndohet nga Anita Take.
4. Video që kemi në TeksteShqip, është më cilësore se ajo e dërguar.
5. Video që kemi në TeksteShqip, është zyrtare, ndërsa ajo e dërguar, jo.


Më Shumë Këngë Nga Anita Take:


Komente 0