Tema: Poezi Për Stinët

Dimri

Pa zhurmë e bubullimë
Retë qiellin nxinë
Me delikatesë e në qetësi
Bora lëshon shtat në fusha e çati

Toka bardhohet gjithandej
Era ushton në male
Natyra pushon
Veç gruri nën bore, rriten vazhdon

Në netët e gjata, me festa e acar
Akujt zgjaten në çati
Mëngjeset me ajrin e freskët
Dhuratë për mushkri

Dimër, pak i ashpër, por i bukur je
Fëmijët te presin me gëzim e hare
Rrëshqasin plotë jetë mbi bore
Ti ua bënë faqet e kuqe si molle

Edhe Dielli te bindet ty
Perandorit të dritës dhe nxehtesisë
Ethet i vërehen në shtat
Duket se ka nevoje për një kapel e shall

Bora rinohet në bjeshkë
Burimet mbushen me energji
Pranvera nuk do të ishte Pranverë
Pa Dimrin me bore e shi.

- poezi nga Arben Dreshaj


- Poezia u dërgua nga arbendreshaj -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  124