Më mbaj mend (për 1 muaj)

Hyrja është kryer me sukses!


Tema: Poezi Për 17 Shkurtin

Mirë Se U Ktheve Pavarësi!

Mirë Se U Ktheve Pavarësi!

17 Shkurt 2008
Ditë e diele,
e bekuar, e bardhe
Historike për shqiptarë

Në mes të valleve e lotëve
Emocioneve që shkundin bjeshkë
U ktheve në shtëpi
I shenjti emër Pavarësi!

Na thanë po...
Nuk u pajtuam të jetojmë pa ty

Në këtë dhe ku dikur ishim veç ne,
dhe një Zot mbi ne
Luginë e n’luginë, detë me detë,
bjeshke e n’bjeshkë, tokë e n’qiell

Me shekuj ofruam uji, bukë krip e zemër,
për hallegji
Të pa strehët i bëmë me shtëpi,
sllavët këtu gjetën liri

Mikpritja i trimëroj ardhacakët!
Na vrau buka e dhënë!
Një ditë na thanë se,
ky vend i tyre paska qenë!

Me pendë, armë, djersë e gjak
Luftuam për ty ditë e natë
E na u duk pakë
Po nuk pat forcë që na tremb,
nuk pat burg as torturë që mendjen na e then

Për fitoren tonë,
sakrificat nuk patën kufij
Luftuam më gjenerata,
pa urrejtje, më dashuri për këtë tokë,
për Pavarësi!

Mirë se u ktheve në Dardani
Në Kosovën Kuq e Zi
Paj, edhe në skajin më të lartë ku sot ka kufij
prapë jemi diku në mes të tokës së të parëve,
në Iliri

Gëzuar për jetë e mot
Për këtë trung, për këtë tokë
Për këtë parajsë që ka varësi
Veç prej teje Pavarësi!

- poezi nga Arben Dreshaj


- Poezia u dërgua nga arbendreshaj -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  152


Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet