Më mbaj mend (për 1 muaj)

Hyrja është kryer me sukses!


Tema: Poezi Për Personazhe Të Njohur

Adem Jashari

Me shekuj Atdhe
Zemrën e pate në Drenicë
Prej nga u shpërnda
Rrezja e lirisë

Kullat atje janë
Shtiza për Flamur
Robërinë e shtypjen
S’e duruan kurrë

Fillimin e fundit
Të luftës për liri
Drenicës kombi
Ia la përgjegjësi

Vitet kalonin
Shtypjet rriteshin
Të Jasharët e Prekazit
Shqipet kaliteshin

Kosova Komandantin
E kishte gati
Legjendarin
Adem Jashari

Në kullat e Ti
Jetonte familja
Besa, nderi
Shkolla e Ushtria

Kishin zgjedh
Valles me i pri
Me shkru historinë
Në luftën për liri

Flakadani i Prekazit
E shndrit botën
Në kullat e Jasharëve
Shqiptaria e ka sofrën.

- poezi nga Arben Dreshaj


- Poezia u dërgua nga arbendreshaj -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  209


Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet