Tema: Poezi Për Personazhe Të Njohur

Skënderbeu

Me emrin Gjergj
Shqiponjën në gji
Të përcolli me lot
Kastrioti ty...

Malli për atdheun
Ta hapi rrugën ty
Shqipet i mbajte afër
Vendosët me u kthy

300 djem shqiptarë
U rreshtuan me ty
Po kthehem në atdhe
E kem veç një Shqipëri

Dielli u nisë me ta
Nga lindja në perëndim
Shqiponjat të pritën në qiell
Ty o Gjergji ynë

Lirinë e gjeta këtu!-
Tha Skënderbeu
Të bashkuar s’na tremb kush
Liri për atdheun!

Siç hap qiellin rrufeja
Hapte shtigje shpata jote
Një jetë e kalove në luftëra
Sa beteja aq fitore

Përkrenaren me dy brinjë
E mbaje në kokë
Ushtarët e tu me pak mish në faqe
Nuk thyheshin dot

Luftove për Atdhe
Luftove për Evropë
Shtatorja jote sot
Është shpërndarë në botë

Në copa t’i ndanë kockat
Në kontinente gjithandej
po Skënderbe s’u bë njeri
Të tillë lindin veç në Shqipëri

Ka do shkojmë e jetojmë
Bota na njeh ne
Emrin e kemi Shqiptarë
Mbiemrin Skënderbe

- poezi nga Arben Dreshaj


- Poezia u dërgua nga Trimi -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  135