Tema: Poezi Dashurie
Dashnia Atyne Here
Gjyshja me miken e saj
atë ditë vere
vendosën të rrëfejnë
për dashninë atyne here
E para nisi gjyshja
më një buzëqeshje të lehtë
tregoj si fshehtas dikush
ja kishte dergu një foto
kur ishte nën fejesë
E shikoja me endje
mëngjes e mbrëmje
shpirti më dridhej,
sa herë që mendoja
se mos fotoja që e mbaja
nuk ishte e burrit që e doja...
Disa muaj para martesës
e takova në qoshe të bashqës
ishte pikërisht ai
zemra mu bë mal
Mikja e gjyshes nisi të flasë
me një buzëqeshje të zbehët
tregoj se nuk e kishte parë burrin
asnjëherë deri në martesë
për të qenë edhe me keq
edhe kur ishte martuar
për një javë të tërë
burrin ditën se kish takuar
në oborrin e shtëpisë
një ditë duke punuar
e njoha nga mestet që i kish mbathë
ishte hera e parë që në dritë e pashë
thashë, ky qenka burri im
dukej shumë i bukur
me të rritëm 10 fëmijë
kaluam jetë të lumtur
miket ndalën rrëfimet
u panë në sy
shkëmbyen të pa thënat
për të vjetrat dashni.
Korrik 2002.
- Poezi nga Arben Dreshaj
- U dërgua nga Trimi -
{{ risposta }}
Mesatarja: {{ nStars }} / Votuan: {{ nVotes }}
Më shumë nga Arben Dreshaj
Komente 0