TEKSTESHQIP

Arben Emini
Pa Bukë E Pa Ujë
Lyrics

A i ki pa n’dunja, sa vujn shum fëmij
Ty uji tepron, ata skan me pi
Ty bukën e xhun, ata barkin that
Ditën se bajn dit, e as natën nat

Ka njerëz në bot, që vdesin për uj
Ata t’thirrin vlla, ti i quan t’huj
Çohu vlla niher, bani zemrës of
Çoja ni pik uj, hatri t’madhit zot

A e kujton najher, t’mirin sahabi
Ni bunar e bleu, shkriu pasuri
Pse Othmanin sot, nuk po e kujton
Ni bunar me jau çel, zotin fort e gzon

Kur teprojn mirsit, kujto fukarat
Aj ska buk as uj, se ti si ke da
Sprov për neve jan, prej t’madhit Allah
Ndërgjegja o vllezër, duhet me na vra

REF: X2

Pa buk e pa uj, zani tu e lanë
Disa fjal për ne,me lot i ka than
Fukaraja i tha,fjalët e vërteta
Me zemra të vdekura, çka ju duhet jeta

Te zoti kur t’shkoj, krejt kami tregu
Qysh vllaznit kan pas, e smë kan dhan mu
Ujin e kan derdh, bukën e kan xhujt
S’kan dasht mem ndihmu, e jo që skan mujt

E kur t’shkoj atje, vujtje ma nuk ka
Veç kallcom o vlla, ti çka ke me ba
Kur do tvjen një dit, me dhan llogari
Zoti kur tna ban, neve sy me sy

Mos më thuj o vlla, që ndërmend s’tkara
Çka të ka tepru, ti ke muj me nda
Ke mujt me i dërgu, vujtjet me mi ndal
E un lutem prap, zoti ti me tfal

Për kto fjal që i tha, vllau musliman
Diten e gjykimit, çka kemi me than
Zoti i vërtet, sa mirsi na ban
Pse për nevojtarin, skemi dasht me nda

REF: X2

Pa buk e pa uj, zani tu e lanë
Disa fjal për ne,me lot i ka than
Fukaraja i tha,fjalët e vërteta
Me zemra të vdekura, çka ju duhet jeta