>
LETERSISHQIP

Çlirimi

Kur ju përcolla
Në mërgim,
Më latë mua
Nën pushtim.
Ju gjithmonë
Keni luftuar,
Derisa mua
Më keni çliruar.
Disave nga ju
Më kurrë s’ju kam parë,
Dëshmorë në luftë
Më keni rënë.
Plot mbesa e nipa
Po më nderojnë,
Së bashku lirinë
Po e gëzojmë.