>
LETERSISHQIP

Heshtja

Një natë në errësirë
Më iku njerëzimi,
Ditën mbretëron heshtja
Natën vjen trishtimi.
Çdo ditë qaj me lot,
Natën kam shumë frikë,
Nuk më besohet,
Të gjithë më kanë ikë.
Lisat e mëdhenj m’u plakën,
Gurët më janë vjetruar,
Shtëpitë po rrënohen:
-Jam vend i mallkuar.