>
LETERSISHQIP

Ferri

Kush e kalon jetën
Aty te një xhami,
Në trotuar ulur
Në diell, borë e shi?

Një nënë e mjeruar
Me dorën të shtrirë,
Me të birin në gji
Dhe kërkon mëshirë.

Beson se Perëndia
Atë e ka harruar
Të kërkon e të uron
Me sy të pikëlluar.

Të birin e mbulon
Që t’ëndërrojë në qetësi.
Të mos e shohë atë ferr
Se është ende i ri.

E në mbrëmje ngrihet
Ecën rrugëve të qytetit,
Kalon pranë restoranteve
Ku argëtohen barkalecët e shtetit.

Dhe kur hyn brenda
Zgjat dorën për t'kërkuar
Barkderrat zgërdhihen
Me nënën e mjeruar

Edhe ashtu e përçmuar;
Prapë nëna i uron
Duke shpresuar se ndonjëri,
Diçka do t'i dhurojë.