A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
Ardit Çuni
  • Vendlindja:
  • Lezhë 
  • Jeton dhe vepron në :
  • Shqipëri 
  • Mosha:
  • 23 Vjeç
  • Ditëlindja:
  • 30 Dhjetor 1995
  • Shenja e Horoskopit:
  • ♑ Bricjapi
Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.7 / Votuan:  68
Këndon kryesisht: pop

Ardit Çuni është këngëtar i njohur. Ai eshte i ri dhe shume i talentuar, Ardit Cuni deri me tani ka realizuar disa kenge te cilat jane pelqyer mjaft shume ne publikun shqiptare, ndersa ka qene pjesemares edhe ne disa kompeticione muzikore dhe talent show, vende ku ai ka treguar kapacitetin e tij muzikore. VEVO, sic e dimë është networku që menaxhon videot e yjeve me fame boterore si: Rihanna, Lady Gaga etj. Ata i kanë uruar fat Arditit për këtë produkt duke qenë se ai është edhe artisti shqiptar me nje account në VEVO. Pervec kenges Arditi kishte provuar te punonte dhe si moderator ne Tv te ndryshme lokale por kjo nuk ishte e mjaftueshme pasi planet e rradhes ishin te hapte nje emision te tijin muzikor ne nje Tv te famshem shqiptar ku te mbeshteste te gjithe artistet e rinj per tu promovuar ne menyren me te mire te mundhsme pa u lene jashte garave apo tregut per arsye ekonomike, personale etj dhe duke larguar konkurimin si detaj kryesor i talent show te ndryshem. Ne nentor 2013 fillon premiere sezoni i pare i "Realizo Nje Enderr" ne televizionin Albanian Screen (AS) ku Arditi pervec se moderator ishte dhe bashkproducent. Bashke me te gjithe kengetaret, ku tani numerohen rreth 80 te tille Arditi bashke me studion qe e menaxhon "Sebastian Production" ato ndermoren nje tur koncertor ne te gjithe Shqiperine per ti mbeshtetur te gjithe ata qe kishin besuar ne emisionin e tij.

Di te deshmoje se eshte i gjithanshem... Nuk eshte nga ata qe kenaqet me pak. I intereson vetem te mesoje dhe duket qe ka mesuar shume, por ka akoma rruge.
Pertej te qenit kengetar, zoti i ka dhuruar gjithashtu dhuntine per te qene nje performues mjaft i mire qe do ta ndihmoje shume ne karrieren e tij.

Në vitin 2012, Ardit Çuni merr pjesë në X Factor Albania 1.

Në Maj 2012, Ardit Çuni merr pjesë në Top Fest 9 me këngën "Po Te Jesh I Dashuruar".

Më datë 30 Nëntor 2012, Kengetare Te Ndryshem publikojnë videoklipin "Prane Njeri Tjetrit". Muzika e këngës u punua nga Eltina Minarolli, Ardit Çuni, teksti u shkrua nga Gramoz Kotroci, ndërsa për orkestrimin u kujdes Arjon Gjini. Me këtë këngë, Kengetare Te Ndryshem marrin pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 12 në vitin 2013.

Më datë 2 Shkurt 2013, Eltina Minarolli & Ardit Cuni publikojnë videoklipin "Stay".

Në Maj 2013, Ardit Çuni merr pjesë në Top Fest 10 me këngën "Thjesht Loje", e kompozuar nga Arjon Gjini me tekst të Gramoz Kotrocit, në bashkëpunim me Joanna Wakeley. Arditi ka zgjedhur të vijë me një duet mjaft të vecantë për tregun shqiptar, duke qenë se partnerja e tij në këtë pjesëmarrje është një britanike.

Më datë 27 Korrik 2013, Enca & Ardit Cuni publikojnë videoklipin "Real Love".

Në Nëntor 2013, Eltina Minarolli & Ardit Cuni merr pjesë në Kënga Magjike 2013 me këngën "Mos Shko", në bashkëpunim me Tiri.

Më datë 22 Korrik 2014, Ardit Çuni & Eltina Minarolli publikojnë videoklipin "Dashuri Ne Arrati", në bashkëpunim me Joana & Gramoz Kotroci. Muzika e këngës u punua nga Eltina Minarolli, teksti u shkrua nga Gramoz Kotroci, ndërsa për orkestrimin u kujdes Eltina Minarolli. Videoklipi u prodhua nga Sebastian Production. Kënga është një produkt i “Sebastian Production”, ku edhe këtë herë ka sjellë një kënge stil me një gershetim rrymash si R&B, Dubstep, Orientale. Ata kanë bërë një performancë mjaft të vecantë të shoqëruar edhe nga grupi i baletit "Stradanza". Duket që kënga ka qenë mjaft e pëlqyer nga publiku shqiptar.

Në Nëntor 2014, Ardit Çuni merr pjesë në Kënga Magjike 2014 me këngën "Digju". “Kjo këngë është ashtu siç unë e kam dashur; ka ritëm, stil te veçantë dhe performancë” -na tregon. Veç muzikës, Arditi ndjen shumë pranë edhe kërcimin, ndaj duket se ky është momenti për t’i bashkuar, në “Digju”.

Në Shtator 2015, Ardit Çuni merr pjesë në Kënga Magjike 2015 me këngën "Me Zemer". Në bashkëpunim me një nga producentët e Eurovizionit, Ardit Çuni sjell një këngë shumë ritmike dhe komerçale. Kënga u duartrokit në skënën e të “dielës shqiptare”, pritet që të duartrokitet edhe ne skënën e “Pallatit te Koncerteve”. Pyetjes se si do ia dali të kërcej dhe njëkohëshit të këndoj live, Arditi iu përgjigj se kjo është menduar që në hapat e para të këngës, dhe në momentet e kërcimit, ka mjaftueshëm kohë për të marrë frymë. Me ndihmën e balerinës së të dielës shqiptare, Ardit Çuni ka arritur qëllimin për të realizuar në mënyrë të kompletuar këngën.

Më datë 7 Qershor 2016, Ardit Çuni publikon videoklipin "One Life", në bashkëpunim me Omar. Videoklipi u prodhua nga Sebastian Production.

Më datë 22 Korrik 2016, Ardit Çuni publikon videoklipin "Jena Na", në bashkëpunim me Vesa Smolica. Muzika e këngës u punua nga Marsel Gunga, Vesa Smolica, teksti u shkrua nga Vesa Smolica, 2 Step, ndërsa për orkestrimin u kujdes Marsel Gunga. Videoklipi u prodhua nga Sebastian Production.

Më datë 22 Dhjetor 2016, Ardit Çuni publikon videoklipin "Pa Mu". Muzika e këngës u punua nga Marsel Gunga, teksti u shkrua nga 2 Step, ndërsa për orkestrimin u kujdes Marsel Gunga. Videoklipi u prodhua nga Sebastian Production.

Më datë 2 Maj 2017, Ardit Çuni & Joanna Wakeley publikojnë videoklipin "Say You Won't Let Go".

Më datë 6 Korrik 2017, Ardit Çuni publikon videoklipin "Je Mama". Muzika e këngës u punua nga Marsel Gunga, teksti u shkrua nga 2 Step, ndërsa për orkestrimin u kujdes Marsel Gunga. Videoklipi u prodhua nga Sebastian Production.

Më datë 3 Shkurt 2018, Ardit Çuni publikon videoklipin "Ajo", në bashkëpunim me Eranda Libohova. Muzika e këngës u punua nga Marsel Gunga, teksti u shkrua nga 2 Step, ndërsa për orkestrimin u kujdes Valter Beqo. Videoklipi u prodhua nga Sebastian Production.

Më datë 17 Korrik 2018, Ardit Çuni & Lori publikojnë videoklipin "Dashni". Muzika e këngës u punua nga Marsel Gunga, teksti u shkrua nga 2 Step, ndërsa për orkestrimin u kujdes Marsel Gunga.

Në Tetor 2018, Ardit Çuni & Daniela Toci marrin pjesë në Kënga Magjike 2018 me këngën "Qaj".

Më datë 22 Shkurt 2019, Ardit Çuni publikon videoklipin "A Je". Muzika e këngës u punua nga Ardit Çuni & Marsel Gunga, ndërsa teksti u shkrua nga Ardit Çuni. Videoklipi u prodhua nga kompania Sebastian Production.

Në Maj 2019, Ardit Çuni merr pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 2019 me këngën "Ajo", në bashkëpunim me Eranda Libohova.

Më datë 27 Korrik 2019, Ardit Çuni publikon videoklipin "Na". Muzika e këngës u punua nga Ardit Çuni, ndërsa teksti u shkrua nga Endrit Mumajesi. Videoklipi u prodhua nga kompania Sebastian Production.

» Dërgo Korrigjime »

» Tekstet e Këngëve »

Pjesëmarrës në

X Factor Albania

Instagrami

Zyrtar

Profili

Snapchat

Profili

Facebook

Kanali

Youtube

Profili

SoundCloud

Profili

Twitter

Shto profile

të tjera


Më shumë artikuj nga Ardit Çuni »




Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019