A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Live Video

Video Link

Ardit Çuni - Je Ti


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4 / Votuan:  3

Komente nga Fansat

Asnjë Koment 🔥🔥

10/06/2015

2015-06-10T16:57:18

Ende të ndjej, ende thërret si një jehonë, nje iluzion
Ende të ndjej, ende në shpirt më drithëron, më gjunjëzon
Vetëm dhe një çast ta prekja dorën tënde
Ah sikur ky çast për ne të zgjaste përgjithmonë

Oo... e di, e di,
S'do të shoh në sy një tjetër
E di, e di,
Asnjëherë më si më parë
Ka për mua vetëm një njeri
E di, E di, Je ti...

Ende të ndjej, ende të shoh tek më vështron, dhe perëndon
Ende të ndjej, ende rënqeth ky emocion, më robëron
Vetëm dhe një çast ta prekja dorën tënde
Ah sikur ky çast për ne të zgjaste përgjithmonë

Ooo... e di, e di
S'do të shoh në sy një tjetër
E di, e di
Asnjëherë më si më parë
Ka për mua vetëm një njeri
E di, E di, Je ti...

Derisa në jetë unë do të mbes
Një tjetër jetë do të mbetet e pashpresë
E nëse thonë se dhimbjet rreshtin
Kjo nuk vlen për ty
Derisa dhe fryma të mbarojë
Një plagë e hapur dhimbjen do ma shtojë
Dhe nëse thonë se plaget mbyllen
Kjo nuk vlen për ty

E di, e di
S'do të shoh në sy një tjetër
E di, e di
Asnjëherë më si më parë
Ka për mua vetëm një njeri
E di, je ti...

Vetëm dhe një çast ta prekja dorën tënde
Ah sikur ky çast për ne të zgjaste përgjithmonë






Më Shumë...




Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019