>
BIOSHQIP

Arditi Kurorëzohet Me Dy çmime Të Rëndësishme

12-05-2015
Ardit Stafa këto ditë fitoi dy çmime shumë të rëndësishme në Festivalin e mbajtur në Gjilan, "Çelësi Muzikor". Performanca e sjellur nga Arditi mbushi sallën me emocion, por si kurorëzim i gjithë kësaj ishin dy çmimet: "Balada më e mirë" dhe "Vokali më i mirë". Arditi së shpejti do të lançojë edhe disa këngë të tjera, ndër tjera edhe bashkëpunimin me dy muzicientët shumë të veçantë e të dalluar nga qyteti i Gostivarit, Mubarak dhe Humein Bexheti. Pyetur rreth pauzimit të shkurtër në muzikë, Arditi thotë se tani do e zëvendësojë atë shprazëtirë, për t'u kthyer fansave ato emocione të dikurshme. Për ndryshe, Arditi është djali i ikonës së këngës qytetare, Shahindere Bërlajolli, e cila për 50 vjet i dha këngës shqipe vetëm rrezatim e vlera.
(Arsim Kolari - Teksteshqip.Com)

Arditi Kurorëzohet Me Dy çmime Të Rëndësishme