A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
Argjentina Ramosaj
  • Origin:
  • Gjakova 
  • Age:
  • 29
  • Birthday:
  • 21 May 1990
  • Zodiac sign:
  • ♉ Demi
Choose star rating

Rating:  4.4 / Votes cast:  203
Music genres: Pop

Argjentina Ramosaj is a very famous singer. Argjentina Ramosaj është me origjinë nga Deçani. Ashtu si shumë fëmijë të tjerë jo, duke e ditur gjendjen e rëndë në Kosovë, ajo ishte 1-vjeçe, kur familja e saj emigroi në Holandë, në qytetin Asen. Ka studiuar art dhe dizajn grafik në qytetin e Den Bosch. Për Argjentinen interesi në muzikë ka qenë gjithmonë aty, e rrethuar nga muzikantë në familjen e saj. Është e re, e bukur dhe shumë e talentuar. Bukuroshja nga Deçani, tregoi me këngën e saj të parë, “Shpirt i mbytur”, se nuk është vetëm një vajzë simpatike, një modele e zonja, por është mbi të gjitha, edhe një këngëtare shumë e mirë. Ndonëse aktualisht është duke punuar fort për të sjellë këngë dhe foto (duke qenë se dashuria e saj e parë është fotomodelimi) sa më të bukura, ajo gjen gjithmonë kohë për intervista. “Në nje rrëfim me gazetaret Argjentina ndan “sekretet” që fshihen brenda dhomës së saj të gjumit, duke pohuar se më së shumti, preferon të flerë e zhveshur. Argjentina mund të konsiderohet pa frikë si një nga “gjetjet” ndër artistët e rinj. Emri i saj interesant derivon nga metali i çmuar i argjendit. Ajo është jo vetëm e talentuar dhe e bukur, por e gjithanshme; ndërkohë që studion për Grafikë në Holandë, ushtron paralelisht fotomodelimin si dhe guxon të bëjë fotografen profesioniste. Në fakt, gjithçka që ka të bëjë me foton bukuroshja kosovare e ka në gjak, sepse e ëma e saj, Suzana Mushkola është një fotografe mjaft e kërkuar në Holandë. Fakti që këngëtarja e “Shpirt i mbytur”, që shfaqet prej disa kohësh në ekranet tona muzikore, është mbesa e Albërie Hadërgjonajt, nuk e ka eklipsuar talentin e saj, përkundrazi. 19-vjeçarja që arrin me siguri të bëjë xheloze me bukurinë e saj mesdhetare çdo femër në Holandë, e që ka lidhur zemrën me një djalë shqiptar, Valonin, pohon se e pëlqen pa masë artin, madje thotë se do të guxonte të pozonte nudo, pse jo, por asnjëherë në versionin pornografik.

Në Shkurt 2010, Argjentina Ramosaj publikon videoklipin "Shpirti I Mbytur". Muzika e këngës u punua nga Flori Mumajesi, teksti u shkrua nga Ardit Roshi. Videoklipi u xhirua në Tiranë nga Pro Video.. Kënga ishte një hit menjëherë dhe u luajtur në të gjitha kanalet e muzikës dhe radio stacione në Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë. Kënga u bë hit #1 në disa radio stacione.

Në Gusht 2010, Argjentina Ramosaj publikon videoklipin "Scream", e cila u krijua në 2 versione. Gjuhën angleze dhe shqipe me titull "Tip". Ajo ka punuar me një kompani hollandeze dhe videoklipi u xhirua në Amsterdam, Holandë. Kënga është prodhuar nga Enis Presheva me tekst nga Big Basta.

Në Dhjetor 2010, Argjentina Ramosaj merr pjesë në Zhurma Show 2010 me këngën "Tip".

Më datë 23 Tetor 2010, Argjentina Ramosaj publikon videoklipin "Jeta Vazhdon". Kënga është kompozuar nga Flori Mumajesi, i cili është njëkohësisht edhe autori i tekstit. Kënga ka si subjekt një dashuri të dështuar, një vajzë shpreson që i dashuri i saj një ditë të kthehet. Lloji i këngës është rock-balade, e ngjashme me natyrën e këngës së parë të Argjentinës, “Shpirt i mbytur”, e cila duhet thënë se pati një sukses të jashtëzakonshëm. Klipin e ka realizuar produksioni “Entermedia”, ku gjysma e xhirimeve është kryer në Shqipëri (Dhërmi dhe Jal), ndërsa gjysma tjetër në Kosovë (Prizren, tek monumenti historik “Lidhja e Prizrenit”). Me këtë këngë, Argjentina Ramosaj merr pjesë në Netët e Klipit Shqiptar 10 në vitin 2011.

Në Nëntor 2010, Argjentina Ramosaj merr pjesë në Kënga Magjike 2010 me këngën "Engjejt Qajne", e prodhuar nga Flori Mumajesi, ku fitoi çmimin për "Best New Artist".

Në dhjetor 2010 ajo u shfaq këngën e saj "Roll The Dice", nje kënge e prodhuar nga Mitch Crown. Kënga del edhe në Holandë në verën e vitit 2011.

Më datë 23 Prill 2011, Argjentina Ramosaj publikon videoklipin "Perfekt". Muzika e këngës u punua nga Enis Presheva, teksti u shkrua nga Big Basta, ndërsa për orkestrimin u kujdes Enis Presheva. Videoklipi u prodhua nga Pulla. Me këtë këngë, Argjentina Ramosaj u paraqit në këto festivale: Netët e Klipit Shqiptar 11 (2012), VFM 2011 (2011).

Në Maj 2012, Argjentina Ramosaj merr pjesë në Top Fest 9 me këngën "Si Shiu".

Në Qershor 2012, Argjentina Ramosaj merr pjesë në VFM 2012 me këngën "Si Shiu".

Më datë 24 Maj 2014, Gjira publikon videoklipin "Deja Vu", në bashkëpunim me Argjentina Ramosaj. Videoklipi u prodhua nga Pinkmoon Creative. Me këtë këngë, Gjira u paraqit në këto festivale: Netët E Klipit Shqiptar 14 (2015), Zhurma Show 2014 (2014).

Më datë 1 Dhjetor 2014, Flori publikon videoklipin "Ku Isha Une?", në bashkëpunim me Argjentina Ramosaj.

Më datë 3 Mars 2017, Argjentina Ramosaj publikon videoklipin "Pse".

Më datë 24 Dhjetor 2017, Argjentina Ramosaj & Cricket publikojnë videoklipin "Hush". Muzika e këngës u punua nga Cricket, teksti u shkrua nga Yll Limani, ndërsa për orkestrimin u kujdes Cricket.

Më datë 15 Mars 2018, Vig Poppa publikon videoklipin "Bad Boy", në bashkëpunim me Argjentina.

Më datë 27 Mars 2018, Argjentina Ramosaj publikon videoklipin "A Ma Jep".

Më datë 14 Prill 2018, Seven publikon videoklipin "Pa Ty", në bashkëpunim me Argjentina.

Më datë 4 Korrik 2018, Dj Geek publikon videoklipin "Sekreti", në bashkëpunim me Argjentina Ramosaj. Teksti u shkrua nga Vig Poppa. Videoklipi u prodhua nga Imagine Films.

» Edit Bio »

» Song Lyrics »

Submissions by:  ALDOooo  

Alberie Hadergjonaj

(Her aunt)

Anxhelina Hadergjonaj

(Her first cousin)

Alban Ramosaj

(Her first cousin)

Beatrix Ramosaj

(Her first cousin)

Twitter

Account

Instagram

Account

Facebook

Profile

Add New

Official Profiles


More news about Argjentina Ramosaj »




Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019