>
BIOSHQIP

Arilena Vs. “The Voice“

06-10-2014
Fituesja e edicionit të dytë të "X Factor", Arilena Ara, ka filluar të bëjë "humoristen" në Facebook. Duke qenë se edhe ajo ishte pjesë e një talent show’i, ka ironizuar "The Voice" duke lënë të kuptohet që fituesit e "X Factor" kanë ecur më shumë në muzikë. Ajo ka marrë të drejtën të thotë hapur që nuk i pëlqen Ledioni edhe pse ky program i pëlqen. “Tonight, “The Voice of Albania 4”. Një talent show që e pëlqej shumë (përveç Ledionit), por desha t’iu pyes, ku kanë humbur tre fituesit e tre edicioneve të mëparshme?” - ka shkruar ajo.



Arilena akoma nuk e ka kuptuar që "X Faktor" e fiton ai që do Vera Grabocka edhe pse mund të ketë të tjerë më të talentuar, transmeton Indeksonline. Kështu ndodhi me Sheilën kështu edhe me të. Minimumi për ta është sponsorizimi i një videoklipi (që paguhet nga sponsorët dhe jo nga Vera) për ti treguar publikut që e fituan me "meritë". Arilenës duhet ti shpjegojë dikush që fituesit e "The Voice" marrin pjesë në festivale ku këndohet "live", nuk këndojnë nëpër karaoke. Meqë është edhe nga Shkodra po i themi shprehjen e vendit të saj: "Të hyftë vetja në qejf".
(Indeksonline)

Arilena Vs. “The Voice“