A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
Arilena Ara
  • Origin:
  • Shkodër 
  • Residence:
  • Shqipëri 
  • Age:
  • 20
  • Birthday:
  • 17 July 1998
  • Zodiac sign:
  • ♋ Gaforrja
Choose star rating

Rating:  4.9 / Votes cast:  488
Music genres: Pop

Arilena Ara is a very famous singer. Arilena Ara është sensacion i ri i muzikës moderne shqiptare. Ky moment i shkëlqyer në karrierën e saj, përgënjeshtron thëniet se të gjithë këngëtarët e dalë nga një "Talent Show", janë të destinuar që shumë shpejt të mbesin në hije. Arilena Ara ka marrë pjesë në shumë festivale për fëmijë në Shkodër. Tirana e lidhi Arilenën me TV Klan ku si fillim u prezantua në "Gjeniu i Vogel" dhe më pas ajo vendosi të konkurronte në X Factor Albania. Kjo ishte dëshira e babait të saj, i cili u nda nga jeta pak muaj para se Arilena të prezantohej në X Factor 2. Arilena fitoi kompeticionin duke i dedikuar fitoren babait të saj. Ajo fitoi dhe një kontratë menaxhimi nga organizatorët e spektaklit X Factor. Duke parë moshën e saj (atëherë vetëm 15 vjeç), menaxhimi i saj vendosi që mos të nxitohej me karrierën e Arilenës.

Arilena pohon se ka ndryshuar pas sukseseve të arritura në muzikë. Dikur ishte një konkurrente që afrohej e ndrojtur në kompeticionet muzikore, ndersa tani ka kaluar në një stat tjetër. Tani që është në botën e artit si protagoniste, mendon dhe kujdeset për emrin e saj, kujdeset për veshjet dhe ka ndryshuar mënyra e saj e të menduarit.

Në vitin 2010, Arilena Ara ishte finaliste në Gjeniu I Vogel 3.

Në vitin 2012, Arilena Ara shpallet fituese në X Factor Albania 2.

Më datë 26 Shkurt 2014, Arilena Ara publikon videoklipin "Aeroplan". Muzika e këngës u punua nga Darko Dimitrov, teksti u shkrua nga Rozana Radi. Videoklipi u prodhua nga Post Academy. Me këtë këngë, Arilena Ara merr pjesë në SVFM 2014 në vitin 2014. Një vit pas fitores në X Factor, Arilena kthehet në skenën e të njëjtit spektakël, në finalen e X Factor 3 për të promovuar këngën e saj të parë me titullin "Aeroplan". Shumë njerëz pyesnin se ku perfundoi Arliena pas mbarimit të "X-Factor", çfarë po bën menaxhimi i ri për të dhe kur do vi në skene. "Se unë vi si Aeroplan", ishte përgjigja që Arilena i dha opinionit në një moment delikat të karrierës së saj dhe kënga u kthye në një tërmet që dominoi në radiot dhe televizionet muzikore. "Aeroplan" mbeti për 6 javë në 3 vendet e para të renditjes TOP 100 në teksteshqip.com.

Më datë 11 Gusht 2014, Arilena publikon videoklipin "Business Class". Muzika e këngës u punua nga Darko Dimitrov, teksti u shkrua nga Rozana Radi.

Më datë 24 Nëntor 2015, Arilena Ara publikon videoklipin "Vegim" dhe rrëmbeu menjëherë zemrat e publikut me këtë këngë të dedikuar babait të saj të ndjerë. Muzika e këngës u punua nga Irkenc Hyka, teksti u shkrua nga Timo Flloko, ndërsa për orkestrimin u kujdes Darko Dimitrov.

Më datë 11 Qershor 2016, Arilena publikon videoklipin "Toke Rroke". Teksti u shkrua nga Rozana Radi.

Në Shtator 2016, Arilena merr pjesë në Kënga Magjike 2016 me këngën "Nëntori", e cila ishte hiti muzikor i vitit 2016 me të cilin fama e saj katapultoi jashtë kufijve shqiptarë duke mbajtur kreun e klasifikimeve muzikore europiane e jo vetëm, për javë të tëra. Kjo baladë u rendit e para në “Shazam” dhe “Itunes” në më shumë se 24 shtete. Arilena ka performuar në “Europa Plus” në Rusi, festivali më i madh i muzikës në Europë ku “Nëntori” u çertifikua me 5 disqe “Platinium”. Në Kazakistan gjatë festivalit “Astana Dausy”, ajo rrëmbeu kupën për këngën më të mirë të vitit për “Nëntori” e njëkohësisht ky projekt shënon edhe 340 miksime zyrtare. Muaj më parë, ajo u shfaq në skenën e “The Voice of Romania” për të performuar live këtë hit të jashtëzakonshëm ndërsa këtë vit, ajo ulet për herë të parë në karrigen e kuqe duke u bërë zyrtarisht trajnerja më e re e edicionit të tretë të këtij spektakli.

Më datë 11 Korrik 2017, Flori Mumajesi publikojnë videoklipin "Nallane 3", në bashkëpunim me Arilena & Dj Vicky. Me këtë këngë, Flori Mumajesi marrin pjesë në Zhurma Show 2017 në vitin 2017.

Më datë 24 Gusht 2017, Arilena Ara publikon videoklipin "I'm Sorry", versioni ne anglisht i kenges "Nëntori" nga Darko Dimitrov, qe tashme eshte kthyer ne nje sukses europian. Videoklipi u prodhua nga Max Production.

Më datë 2 Nëntor 2018, KDDK & Arilena Ara publikojnë videoklipin "Last Train To Paris". Videoklipi u prodhua nga MAX Production.

Më datë 6 Nëntor 2018, Arilena Ara publikon videoklipin "I'll Give You My Heart". Muzika e këngës u punua nga Darko Dimitrov. Videoklipi u prodhua nga ASHA.

Në Janar 2019, Arilena merr përsipër detyrën e vështirë të trajneres ne The Voice Kids Albania 3 dhe pret me padurim nisjen e këtij rrugëtimi për të ndarë përvojën e saj muzikore me talentet e vegjël. Për t’u bërë pjesë e momenteve sfiduese, argëtuese e atyre më të papritura të tij. Arilena rrëfeu se i është përkushtuar plotësisht këtij udhëtimi dhe është e bindur se vendi i vetëm ku dëshiron të jetë, është përkrah fëmijëve të vegjël!

» Edit Bio »

» Song Lyrics »

X Factor Albania

(Winner)

Gjeniu I Vogel

(Finalist)

Twitter

Account

Instagram

Account

Facebook

Profile

Youtube

Channel

Official

Webiste

Add New

Official Profiles


More news about Arilena Ara »




Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019