Arjana Fetahu Gaba Poezi
Arjana Fetahu Gaba

Tema: Poezi Dashurie


Unë Të Njoh Fare Mirë

Të shoh që sytë si ke të kthjellët,
Dhe fytyra disi e zbehur,
Në veshje kafja s'të ka pëlqyer,
Dhe flokët kurrë si lë pa krehur.

Unë të njoh fare mirë,
As dielli s'po të bën të qeshësh,
As shkëndijat që ngrohin lulet,
As ato s'kërkon ti veshësh.

Më thuaj vallë a do pak vesë,
E mbledh me buzë sytë të ti laj,
Dhe pak të verdhë nga zambaku,
Që duket si i zënë në faj.

Ndaj çeli mollëzat të ul një flutur,
Të të puth pak mbi qerpik,
Unë ti dua të gjitha stinët,
Erë gushe që s'më le të ikë.

New Jersey, January 2022

- Poezi nga Arjana Fetahu Gaba


- U dërgua nga Arjana Fetahu Gaba -


{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0