>
LETERSISHQIP

Kam Njëmijë Arsye

Kam njëmijë arsye që të vij tek ty,
Ylberët harkojnë e ndalin shumë larg,
Pranvera po krihet e lan ata sy,
Dhe mua më la duke pritur mbi varg.

Kam njëmijë arsye oh sa shumë,
Ndërkohë dhe pemët po vishen me gjeth,
Ky diell krenar nuk po ka aq fuqi.
Ndaj kjo mungesë si dimer rrënqeth.

Kam njëmijë arsye qe ti ndoshta s'di,
Ndonjërën dhe s'mund ta besosh,
E di do te qeshësh siç qesh një fëmijë,
Kur ta them në vesh ta dëgjosh.