>
BIOSHQIP
Biografia
Familja e tij është me prejardhje nga nga Plava (Mali i Zi). Babai i tij, Jashar Rexhepagiqi është antar i Akademise se Kosoves. Armendi ka dy motra, njera Violeta, ishte unike dhe dallohej per kohen dhe vendin me imixhin ekstravagant. Ajo ishte para tij mjaft e popullarizuar si kengetare. Per shkak te nje hiti te saj, njerezit ate e quanin jo me emer por "Romantika". Motra tjeter ka qene ndryshe nga Armendi dhe Violeta. Ka qene e terhequr, flitej se eshte studente e shkelqyeshme, gjithmone ecte vetem, vishej dhe dukej si rrethi dhe kush as qe fliste keq per te ne ate kohe. Qe ne shkolle te mesme 1983/1984 Armendi kendonte dhe ishte i njohur bashk me motren e tij Violeta, ishin origjinal me nje rryme te veçante te muzikes.

Armend Rexhepagiqi gjithe jeten ka kenduar, me zerin karakteristik dhe emocionin qe derdh ne interpretime ruan origjinalitetin dhe pasuron muziken argetuese. Ai njihet si legjenda e muzikes shqiptare, ka shkruar dhe kompozuar shume kenge siq jane : Qaforja, Edhe nje here, Ajo, Dashurine ku e kam, Nasht, Ne radio, Kaqurrele, Te furra e Qerimit, Kuj do t'ia shpreh pikellimin tim, Dude dudie, Ti nuk me meriton, Dugi, Dam dam dam, Harrova, Betohem me kenge, Shko, Qendresa, e shume e shume kenge te tjera. Ne vitin 1990 ai perfaqesoi denjesisht Kosoven ne Jugovizion per zgjedhjen e kenges kombetare per garen e Eurovizionit kenga ishte ne shqip dhe quhej Mami mami.Ne vitin 2006 ai doli fitues ne festivalin Kenga Magjike me kengen "Kur dashuria vdes" si dhe arriti te marr Cmimin e Kantautorit me te mire. Si dhe po ne kete vit fitoi video-festivalin e "Video Festit Muzikor" me kengen e tij "Shkel" e cila njihet si nje nder kenget me te mira te tij.Ai bashk me gruan e tij Aida Baraku ka kompozuar kenge edhe per shume kengetar te tjere siç jane Adelina Berisha, Jehona Sopi, Lori, Valeza Bajra, Blertina Shabani, Nora Istrefi, Tuna, Ryva Kajtazi, Leonora Jakupi e shume e shume kengetare te tjere ku shumica e ketyre kengeve kane qene hite. Ne vitin 2010 Armendi u shfaq ne emisionin argetues Albanians got talent si pjesetar i Juris. Armend Rexhepagiqi njihet edhe per stilin e tij te veçante pak ekstravagant dhe mjaft te komentuar.

Në kohën e ish-Jugosllavisë, për arsye se Kosova ishte nën regjimin serb, shqiptarët ishin të obliguar të përfaqësonin shtetin Jugosllav kur është fjala për festivalet apo konkurset evropiane. Kështu në vitin 1990 Armend Rexhepagiqi e përfaqësoi denjësisht Kosovën në Jugovizion, konkurs ky që kishte për qëllim të përzgjedhë këngën më të mirë pjesmarrëse, që do të ishte edhe kënga kombëtare për garën e Eurovisionit. Kënga me të cilën Armendi ishte prezantuar në këtë garë ishte në gjuhën shqipe dhe titullohej “Mami, mami“.

Armend Rexhepagiqi që prej kohësh është i martuar me këngëtaren dhe gjithashtu kompozitore dhe tekstshkruesen e mirënjohur Aida Barakun. Të dy së bashku kanë komponuar dhe shkruar tekstet e disa këngëve që kanë qenë hite të mëdha, që edhe sot e vazhdojnë punën e tyre duke sjellur projekte të reja të bukura për shumë këngtarë shqiptarë. Armendi është I njohur edhe për stilin e tij të veçantë dhe shumë të komentuar saqë kishte deklaruar vetë se ishte grindur me orë të tëra me bashkëshorten e tij për shkak që në “Kënga Magjike 2006“ kishte veshur një fund mbi pantallona.

Në Dhjetor 1992, Armend Regjepagiqi merr pjesë në Festivali i 31-të në RTSH me këngën "Kalle Kalle".

Në vitin 1995, Armend Rexhepagiqi publikon albumin "Burri Burre".

Në Dhjetor 1996, Armend Regjepagiqi & Aida Baraku marrin pjesë në Festivali i 35-të në RTSH me këngën "Nuk Më Meriton".

Në Janar 1997, Armend Rexhepagiqi merr pjesë në Nota Fest 1997 me këngën "Edhe Një Herë".

Në Janar 1997, Armend Rexhepagiqi merr pjesë në Nota Fest 1997 me këngën "Dashurinë Ku E Kam".

Në Prill 1997, Armend Rexhepagiqi merr pjesë në Show Fest 1997 me këngën "Dashurinë Ku E Kam".

Në vitin 1997, Armend Rexhepagiqi publikon albumin "Do T'përballoj".

Në Dhjetor 1998, Armend Regjepagiqi merr pjesë në Festivali i 37-të në RTSH me këngën "Betohem Me Këngë".

Në Qershor 2003, Armend Regjepagiqi & Aida Baraku marrin pjesë në VFM 2003 me këngën "Dugi".

Në vitin 2001, Aida & Armendi publikojnë albumin "Shëtitu Pak".

Në Qershor 2006, Armend Regjepagiqi merr pjesë në VFM 2006 me këngën "Shkel".

Në Nëntor 2006, Armend Regjepagiqi merr pjesë në Kënga Magjike 2006 me këngën "Kur Dashuria Vdes".
DËRGOI: