Më mbaj mend (për 1 muaj)


2 Fjalë Për Klipin E Ri “Shqipëri O Nëna Ime” Nga Arta Bajrami Ft.Don Arbas & Gold Ag


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  3
[07-10-2015]
Këngëtarja Arta Bajrami së bashku me vëllaun e saj Don Arbas dhe reperin e njohur nga Presheva Gold Ag, sapo kanë publikuar këngën e tyre më të re "Shqipëri o nëna ime", e cila është bërë në kuadër të mbështetjes për kombëtaren tonë që nesër zhvillon ndehsjen e saj Shqipëri-Serbi.

Muzika dhe përpunimi i këngës është kryer në studion e Don Arbas, e ndërsa videoklipi është realizuar nga Imagine Films.

Arta gjithashtu është kudjesur edhe për një status në fan page-in e saj në Facebook, ku ka treguar arsyen se pse është realizuar ky projekt:

"Rilindja e "Shqipëri o nëna ime".
Para një muaji u ndodha rastësisht në Arbasound kur erdhi Gold AG për të bisedur me Don Arbas lidhur me disa këngë të reja për të. Në bisedë e sipër ai përnjëher u ngrit në këmbë dhe tha: "Kam një ndjenjë se duhet të bëj diçka për kombëtaren, po vjen loja me Serbinë, çka mund të bëj që do motivonte futbollistët tanë?".
Më kujtohet që si me shaka i thash: "E po çka mund të bësh Goldi, ti je artistë, krejt çka mund të bësh është të shkruash një këngë"
Goldi menjëherë zuri vënd në një kënd të studios dhe filloj të shkruaj. Nuk kaloi gjysmë ore dhe iu drejtua Arbasit: Lexo këtë tekst, si po të duket? Bukur ia ktheu Arbasi por shum shpejt e bëre, nga i gjith ky inspirim vëlla? " Ishte fare e lehtë, doli nga fundi i zemrës" ia ktheu Goldi.
Në ato momente unë shtova:" Edhe mua më vjen keq që kemi këngë legjendare të cilat po i mbulon pluhuri sepse me dekada fshihen nën hijen e hiteve me tanga".
Më jep një shembull tha Arbasi. Po ja përshembull megahiti " Oj Kosovë oj nana ime" ia ktheva. Kur e ke dëgjuar për herë të fundit?
Dhe ai ishte momenti kur filloi rilindja e "Shqipëri o nëna ime"." - ka shkruar ARTA.
 (B.A/Teksteshqip.Com)

      Arta - Shqiperi O Nena Ime (Feat.Gold AG & Don Arbas) [Teksti dhe Klipi]


Komente mbi këtë artikull


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet