>
BIOSHQIP
Biografia
Studion ‘Muzikologji’ në Universitetin e Arteve, por rrugëtimin drejt muzikës e ka nisur që në moshën 4-vjeçare. Në koncertet dhe festivalet për fëmijë në qytetin e Elbasanit, ajo është vlerësuar me çmime në secilin prej tyre, ndër të cilët dy vite rradhazi me çmimin e parë. Ka studiuar për 12 vite piano në shkollën artistike “Onufri”. Artjola ka qenë pjesëmarrëse në disa talent show; “X Factor”, “The Voice” dhe “Gjeniu i vogël 3”, ku u shpall edhe fituese e “Çmimit të Publikut”. Veç konkurrimeve, Artjola Topi ka qenë e ftuar në spektaklin muzikor “Musical Musiklan” dhe në “Gjeniu i vogël 7” ku në natën e dueteve, performuan së bashku me fituesen e këtij edicioni.

Në vitin 2010, Artjola Topi merr pjesë në Gjeniu I Vogel 3.

Në vitin 2013, Artjola Topi merr pjesë në X Factor Albania 3.

Në vitin 2017, Artjola Topi merr pjesë në The Voice of Albania 6.

Në Shtator 2022, Artjola Topi merr pjesë në Kënga Magjike 2022 me këngën "Ndoshta".
KATEGORI: