>
BIOSHQIP

Astrit Gruda: Ne Vere Nje Super Hit

05-02-2012
Një tjetër reper shqiptar, i cili kohët e fundit është duke bërë hite të njëpasnjëshme quhet Astrit Gruda. Ai jeton larg Kosovës, në Zvicër, por vazhdon bashkëpunimin me producentin Genc Prelvukaj, e shumë muzikantë të tjerë. Kënga në bashkëpunim me Mira Janjin me vitin 2010 "Fresh", ishte dueti që u pëlqye shumë dhe është trasmetuar në kanalet muzikore të Tiranës. Por këngëtari Gruda kujton edhe bashkëpunimin me artistin e njohur zviceran, Dj Franquess ku me të këndoi këngën "Only You", këngë e cila u mirëprit dhe është trasmetuar nga televizonet në Kosovë. Por reperi nuk ka pasur të ndalur me bashkëpunimet e tij, sapo ka realizuar klipin e ri me produksionin "Pinkmoon Creative', këngën ku tregohet një dashuri e destinuar në bashkëupunim me pjesëtarin e grupit Klani Shqiptar, Ekin. Ndërsa Astriti po mendon të sjellë gjatë verës që vjen një duet me një personazh shumë të njohur të estradës shqiptare, se kush do të jetë ajo, apo ai, duhet të presim verën e 2012-ëst për ta mësuar.
(Albavipnews)

Astrit Gruda: Ne Vere Nje Super Hit