>
BIOSHQIP

Astrit Gruda, Së Shpejti Kënga “Ti Paret Shumë I Don”

02-08-2014
Astrit Gruda, këngëtari shqiptar që jeton në Zvicër, së shpejti do ta hedhë në treg këngën e tij më të re të titulluar “Ti paret shumë i don”. Kënga është prodhim i studios ‘Elephant’ nga Blero dhe DJ Nurteel, ndërsa teksti është i shkruar nga vet këngëtari. Për muzikën është kujdesur DJ Nurteel kurse klipin e ka përgatitur produksioni XL ProvideoLux.



Astriti ka theksuar se është në përgatitje të albumit në studion ‘Elephant’ dhe ka thënë se do ketë edhe bashkpunime me këngëtarët e tjerë të estradës, por nuk i ka zbuluar emrat e tyre. “Ka me pas bashkëpunime, por nuk mund t’i zbuloj emrat e tyre, po ashtu shumë shpejtë do ta lansoj edhe albumin tim”. Në ditët e nxehta të verës, Astriti nuk ka organizuar asnjë mbrëmje që do t’i argëtonte fansat e tij pasi që është në përgatitje të albumit, por ai thekson së është shumë i hapur me fansat, komunikon me ta nëpër rrjetet sociale.


Astrit Gruda, Së Shpejti Kënga “Ti Paret Shumë I Don”