Më mbaj mend (për 1 muaj)

Astrit Gruda
Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  2
Këndon kryesisht: hip-hop

Astrit Gruda është këngëtar i njohur. Njihet si reper i skenës muzikore shqiptare, mirëpo, Astrit Gruda ka filluar të bëhet një emër i njohur në tregun botëror, pas hyrjes në kompaninë muzikore ‘VEVO’. Ai thotë se është me fat për këtë arritje në karrierën e tij si artist. Astrit Gruda është reperi i parë shqiptar i cili është anëtarësuar në kompaninë e videove muzikore ‘VEVO’. Astriti ka thënë se ndjehet mirë që është rep artisti i parë që i bashkohet kësaj kompanie gjigante të muzikës “Ndjehem tepër mirë për këtë arritje në karrierën time, ‘VEVO’ është një kompani e madhe muzikore dhe inkuadrimi në të do të ishte i mirëseardhur për gjithë artistët” ka thënë Astriti. Ai po ashtu ka theksuar se si shtetas i Zvicrës që është, kompania më e madhe botërore e muzikës ‘Universal Music Switzerland’e ka vlerësuar si reper që meriton hyrjen në ‘VEVO’ “Universal Music Switzerland ka vlerësuar punën time, po ashtu me njeh edhe për bashkëpunimin me Brick&Lace që do të dal shumë shpejtë, andaj ma ka mundësuar hyrjen në ‘VEVO’” ka thënë reperi.

Më datë 30 Nëntor 2011, Dj Franques publikon videoklipin "Only You", në bashkëpunim me Astrit Gruda.

Më datë 6 Janar 2012, Astrit Gruda publikon videoklipin "Ndonjeherë", në bashkëpunim me Eki. Videoklipi u prodhua nga Pinkmoon Creative.

Në vitin 2012, Astrit Gruda publikon albumin "S'dua Tjeter", një bashkëpunim me Nexhat Osamin dhe Klanin Shqiptar.

Më datë 13 Gusht 2014, Astrit Gruda publikon videoklipin "Paret Shume I Don".

» Dërgo Korrigjime »

» Tekstet e Këngëve »

Komente

Asnjë Koment

Më shumë artikuj nga Astrit Gruda »


Komente mbi këtë artist


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet