>
BIOSHQIP

Aurela Gaçe Fiton “Kënga Magjike”. Ja çmimet E Tjera...

05-12-2015
Këngëtarja Aurela Gaçe ka triumfuar sot në festivalin "Kënga Magjike" me këngën e saj "Akoma Jo". Kjo është hera e tretë që Aurela e fiton këtë festival, ndërkohë ajo ka qenë fituese edhe vjet. Performanca nga më të ndryshme shoqëruan natën finale të "Këngës Magjike", ku ndër to më të spikaturat u cilësuan si ajo e: Albërie Hadërgjonaj, Flori Mumajesit, dhe e Juliana Pashës. Festivali "Kënga magjike 2015" për herë të parë u realizua live këtë vit, por në fakt kritikuar nga mediat për shkak të formulës këtë vit, pasi shumë artist nuk ishin në gjendje të jepnin maksimumin dhe të reflektonin këngën e tyre ashtu siç është dëgjuar në CD. Këto janë çmimet e natës finale: Çmimi i Parë: Aurela Gaçe Çmimi i Dytë: Endri Prifti Çmimi i Tretë: Juliana Pasha Çmimi Best Group: Alar Band Çmimi i Produksionit: Xhesika Polo Çmimi Çesk Zadeja: Mateus Frroku Çmimi TV Klan: Mariza Ikonomi & Klea Çmimi Telekom Albania: Renis Gjoka Çmimi Magjia e Parë: Janex Trio Çmimi Best New Artist: Venera Lumani & Lind Islami Çmimi Kënga Stil: Revolt Klan Çmimi Best Hip-Hop: Stresi Çmimi Best Pop & Rock: Altin Goci Çmimi RTV 21 Kosovë & Maqedoni: Shpat Kasapi Çmimi Kantauroti më i mirë: Endri Prifti Çmimi Best Duet: Erik Lloshi & Anxhela Peristeri Çmimi Tendencë: Semi Jaupaj Çmimi Best Balade: Gerta & Klejti Mahmutaj Çmimi "Best Artist on Web": Flori Çmimi Diskografik: Stine Çmimi i Interpretimit: Aurela Gaçe Çmimi i Kritikës: Albërie Hadërgjonaj Çmimi Best Vocal: Juliana Pasha
(B.A/Teksteshqip.Com)

Aurela Gaçe Fiton “Kënga Magjike”. Ja çmimet E Tjera...