>
BIOSHQIP

Aurela Gace: Kete Vere Do Bej Boom 3x

14-06-2012
Këngëtarja Aurela Gaçe, në një intervistë të dhënë për mediat shqiptare, ka treguar se priten të reja, sidomos në aspektin muzikor. Këngëtarja në një intervistë për "Summer Time" ka folur për projektet e saj të reja.

Ka pothuajse një vit që këngëtarja Aurela Gaçe ka pauzuar nga muzika, por kjo nuk do të zgjatë edhe shumë kohë. Këngëtarja ka thënë në një intervistë për "Summer Pages" se pas suksesit të këngës "Tranzit", ajo do të paraqitet edhe më një këngë të re që titullohet "Boom, Boom, Boom", të cilën edhe e kishte promovuar në spektaklin "X Factor Albania".

"Besoj se është mirëpritur, këtë e them pas duartrokitjeve nga publiku dhe mesazheve që kam marrë. Por, për më tepër, për sa i përket pjesëmarrjes sime në "X Factor", ishte e rëndësishme për mua të mbështesja Xhesikën, pasi kam qenë vetë dikur në hapat e parë dhe kam pasur nevojë që dikush të më mbështeste. Akoma edhe sot që kam vite në skenë e dua mbështetjen", ka thënë Gaçe.

Kënga e re është një gërshetim i një kënge ritmike me R & B dhe Aurela thotë se është e kënaqur me realizimin e këngës.

"Kënga do të shoqërohet me klip, të cilin po e xhiroj. Në fakt do të doja që ta mbaja për veten time këngën dhe ta prezantoja vetë në kohën e duhur me klip, por skena e 'X Factor' donte zjarr, kështu që i dhashë këtë këngë".

Pavarësisht kësaj, ajo ka falënderuar Dr. Forin që ka punuar këngën dhe për bashkëpunimin që bën më të. Aurela ka folur edhe për grimin dhe flokët, të cilat i ndërron shpesh. "Tatuazhin e kam bërë me idenë për të bërë diçka ndryshe dhe kur nuk po gjeja ndonjë gjë tjetër bëra A. mua më pëlqen gjithmonë të luaj me flokët".

Po albumin e premtuar?

"E vërteta e albumit është se unë pretendoja ta nxirrja në kohën kur kam publikuar këngën 'Origjinale', pasi ajo këngë është pjesë e albumit. Isha duke punuar në atë kohë për të, më kishin mbetur edhe pak këngë, më tej unë shkova në Eurovizion dhe aty stopoi çdo gjë, isha shtatzënë, linda pastaj dhe për një vit nuk iu përkushtova dot. Por, ama, jam munduar ta mbaj publikun pranë me këngët "Cash", "Tranzit" dhe këtë këngë gjithmonë të ndezur dhe këto këngë do të jenë në këtë album. Kështu që albumin po e shijoj", thotë ajo.
(Express )

Aurela Gace: Kete Vere Do Bej Boom 3x